Lajmet e fundit
Nëntor 2005
- E Mërkure, 30.11.2005
Përshëndesim lirimin e Fatmir Limajt
- E Mërkure, 30.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Austriake në Kosovë, Alexander Bayerl
Vlerësohet mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën.
Si kryesuese e radhës së Unionit Evropian, Vjena mund të ndihmojë zgjidhjen e statusit.
Institucionet e Kosovës duan të krijojnë rrethana për ushtrimin e plotë edhe të lirive fetare, si dhe kultivimin dhe ruajtjen e gjithë trashëgimisë së etnive që jetojnë në Kosovë.
lexo më shumë - E Mërkure, 30.11.2005
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006
Projektligji duhet t’ iu nënshtrohet të gjitha procedurave të rregullta të shqyrtimit dhe aprovimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht të aprovohet si ligj.
Të gjitha organizatat buxhetore kanë arsyetuar kërkesat e tyre, mirëpo në rrethanat limituese materiale të Kosovës ato nuk ka pasur mundësi të përmbushen në tërësi
lexo më shumë - E Marte, 29.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin për çështje politike dhe të sigurisë në Qeverinë Franceze, Dy Laurens
Grupi negociator i Kosovës ka kredibilitet dhe unitet të plotë veprimi. Duam të krijojmë një shtet ligjor dhe të hapur që garanton të drejtat e njeriut, të minoriteteve dhe pronën. Procesin do ta përfundojmë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare lexo më shumë
- E Premte, 25.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e Projektit për drejtësi në periudhën e tranzicionit, z. Bruce Jackson
Kosova ka nevojë për ekspertë dhe institucione që kontribuojnë në mbarëvajtjen e Procesit negociator lexo më shumë
- E Enjte, 24.11.2005
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006
Të respektohen procedurat e shqyrtimit dhe procedimit të këtij Projektligji lexo më shumë - E Mërkure, 23.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Shtyllës parë të UNMIK-ut, Jean Dussourd
Ministritë e reja do të krijohen para Krishtlindjeve.
Ligji për Policinë do të shpallet si rregullore e UNMIK-ut.
Të barten kompetencat nga MSHP në Kuvend, sa i përket menaxhimit të ndërtesës, teknologjisë informative dhe shërbimeve të tjera në Kuvend
lexo më shumë - E Hënë, 21.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e ADSH-së, Neritan Ceka
Të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Kosovës.
Të thellohet bashkëpunimi ndërinsitucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Të krijojmë struktura ekonomike komplementare, ështëthënë në takimin Daci-Ceka.
lexo më shumë - E Premte, 18.11.2005
Nga mbledhja e Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Prezantohet “ Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.
Nuk mund të kalohen etapat e parapara për anëtarësim në UE, por mund të përshpejtohen hapat nga vetë kosovarët.
lexo më shumë - E Enjte, 17.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të ambasadorëve të Organizatës së Konferencës Islamike
Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme.
Kërkohet hapja e zyrave të kësaj organizate në Kosovë, si dhe të njihen dokumentet e UNMIK-ut.
Në çështjen e pozitës së minoriteteve kërkohet reciprocitet edhe nga ana e Serbisë .
lexo më shumë - E Enjte, 17.11.2005
Kuvendi miratoi Rezolutën për konfirmimin e vullnetit...
Pas takimesh të Kryesisë, të grupeve parlamentare dhe të punës së sotme të Grupit punues për harmonizimin e tekstit, sot në orët e pasditës Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për konfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosëvës për Shtet të Pavarur dhe Sovran.
Miratimi u bë njëzëri, me aklamacion të fuqishëm të deputetëve dhe duke u... lexo më shumë - E Mërkure, 16.11.2005
Nga takimi i kryeparlamentarit Daci me kryetarin e PDK-së, Thaçi
Në Seancën e 17 nëntorit do të shtrohet për miratim rezoluta e cila do të balancojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të mazhorancës shqiptare, si dhe do të ruaj unitetin funksional dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.
lexo më shumë - E Mërkure, 16.11.2005
Kryeparlamentari Daci u takua sot me një delegacion të deputetëve nga Maqedonia dhe Mali i Zi
Finalizimi i vullnetit politik të Kosovës- angazhim kryesor.
Sa i përket procedurave dhe rregullave të punës, Parlamenti i Kosovës është parlament evropian.
Parlamenti i Kosovës do të ketë rol vendimtar në ratifikimin e marrëveshjeve që do të merren në nivel të ekipit negociator të Kosovës
lexo më shumë - E Mërkure, 16.11.2005
Shefat e grupeve parlamentare takohen me deputetë nga Maqedonia dhe Mali i Zi
Gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit.
Synim i përbashkët i të tri vendeve për anëtarësim në UE dhe në NATO
lexo më shumë - E Marte, 15.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës së Turqisë në Prishtinë, Volkan Turk Vural
Bashkëpunim i frytshëm ndërmjet dy parlamenteve.
Lidhje të fuqishme historike të Turqisë me Kosovën
lexo më shumë - E Marte, 15.11.2005
Daci ka pritur shefin e Zyrës së Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Mark Dickinson
Është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për agjendën e seancës plenare të radhës lexo më shumë - E Marte, 15.11.2005
Grupi Parlamentar i PDK-së nuk e pranon dorëheqjen e Hysenit
- E Hënë, 14.11.2005
Daci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin Rama
Bashkëpunim i frytshëm institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Janë arritur rreth njëzetë marrëveshje për lëmenj të ndryshëm të jetës.
lexo më shumë - E Hënë, 14.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ICG-së në Kosovë, Alec Andersen
Kuvendi vlerëson punën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Situata politike në vend, e qëndrueshme.
Institucionet e Kosovës, bashkë me faktorët ndërkombëtarë do ta shpiejnë Kosovën drejt cakut të synuar
lexo më shumë - E Premte, 11.11.2005
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, me bashkëpunëtorë
Pilotprojektet komunale duhet të tregohen të suksesshme.
Të gjenden mundësi për krijimin e fondit komunal për zhvillim ekonomik dhe ngritjen e infrastrukturës komunale.
Të tërhiqen investimet turke në komunë dhe në gjithë vendin.
Banorët e Mamushës përkrahin pavarësinë e Kosovës
lexo më shumë - E Enjte, 10.11.2005
Mbledhje e përbashkët për Rezolutën
Në seancën e 17 nëntorit shtrohet për miratim Rezoluta e nënshkruar nga shefat e grupeve parlamentare dhe kryetari i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Hydajet Hyseni paralajmëron dorëheqje nga posti i kryetarit të Komisionit për Çështje Juridike, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese.
lexo më shumë - E Mërkure, 09.11.2005
Kryeparlamentari Daci ngushëllon familjen Sallahu
- E Mërkure, 09.11.2005
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Raportin e Përkohshëm të Buxhetit nëntëmujor të vitit 2005
Vërehet përmirësim i dukshëm në procesin e raportimit të ecurive të buxhetit , krahasuar me periudhat paraprake lexo më shumë - E Hënë, 07.11.2005
Kryeparlamentari Daci takoi drejtuesit e komisioneve
Të përmirësohen kushtet për punë të komisioneve.
Të përshpejtohet dinamika e punës për amendamentimin e projektligjeve.
Ministritë të kujdesën më shumë për formulimet juridike dhe gjuhësore të projektligjeve të propozuara.
lexo më shumë - E Hënë, 07.11.2005
Dëgjim publik lidhur me Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional në Komisionin Parlamentar për Arsim...
Bazë për rrjedha më të hovshme zhvillimi në arsimin dhe aftësimin profesional lexo më shumë - E Mërkure, 02.11.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, uron qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit
- E Marte, 01.11.2005
Nga mledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe përkujdesje sociale të Kuvendit të Kosovës
Komisioni i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës, që në emër të Fondit për pensionistë dhe invalidë të punës nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, të lejohen mjete shtesë në shumën prej 6 milionë euro lexo më shumë - E Marte, 01.11.2005
Seanca Plenare e Kuvendit - më 17 nëntor
Deri atëherë duhet të harmonizohet teksti i Rezolutës për konfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi.
Në seancë do të shqyrtohen gjashtë projektligje.
lexo më shumë